-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Abazoviq flet rreth ndalim fluturimit të aeroplanit të Lavrovit

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se nuk të krijohet dramë për shkak të situatës në lidhje me ndalimin e fluturimit të aeroplanit të shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov.

Ky i fundit kishte planifikuar që të udhëtonte drejt kryeqytetit serb, Beograd, ku do të takonte zyrtarët shtetërorë të Serbisë.

“Përderisa vendimet e tilla janë në fuqi, Mali i Zi qëndron pranë partnerëve të tij dhe me politikën e përcaktuar ndaj BE-së. Ne veprojmë si të tjerët që vendosën sanksione ndaj Rusisë. Unë nuk do të bëja ndonjë dramë rreth saj”, tha Abazoviq para gazetarëve gjatë festimit të pesë vjetorit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Ai tha se për këtë ka pasur konsultime me ministrin e Punëve të Jashtme, Ranko Krivokapiq, por shtoi se të gjitha ministritë janë të detyruara të zbatojnë sanksione.

“Vendimi i Malit të Zi për të qenë pjesë e NATO-s ishte i duhuri dhe madje edhe tani, kur ata shohin se çfarë po ndodh në Ukrainë, skeptikët më të mëdhenj janë të vetëdijshëm për këtë”, tha Abazoviq.

Ndryshe, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria mbyllën hapësirën ajrore të vendeve të tyre për diplomatin rus.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img