Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka marrë çmimin “Shqiponja e Artë” në Tiranë, në ceremoninë që është organizuar në përkujtim të ditës së arbëreshëve.
Gjatë fjalës së tij pas marrjes së çmimit, Abazoviç tha se ky çmim duhet të jetë simbol bashkëpunimi dhe dashurie mes shqiptarëve në mbarë botën.
“Kur kemi vendosur për herë të parë për mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Malit të zi, propozimi ynë ka qenë si të bëhet një Shqiponjë, dhe ajo shqiponjë mund të jetë edhe e artë.
Shqiponja e artë dy vendet i bashkon dhe krijon një urë bashkëpunimi. Shqiponja do të jetë simbol i përkohshëm i dashurisë dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve në BE. Faleminderit shumë”, tha Abazoviç.
Në Ditën e Arbëreshëve dhe Samitin e Diasporës, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar trajnerit të kombëtares Sylvinhos çmimin Shqiponja e Artë pasi sipas tij ai është një “shqiptar që po lind”.