Site icon PrishtinaPress

Abazoviç tregon se a do të ketë “URA” kandidat për kryeministër

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se partia e kryesuar prej tij URA, nuk do të ketë kandidat për këtë post në qeverinë e re.

Deklaratën, Abazoviç e dha të mërkurën pas përfundimit të takimit me liderë të shumicës parlamentare, shkruan RTCG (Radio Televizioni Malazez).

“Karrigia e Dritanit nuk është pengesë. Kemi kërkesat tona në kuvend dhe jemi të vetmit që i kemi paraqitur me ndershmëri. Ne hoqëm dorë nga posti i kryeministrit”, u shpreh ai.

Abazoviç theksoi se URA po kërkon të mbulojë sektorin e sigurisë dhe se me PKSH e minoritetet të ketë më shumë se një ministri më shumë në qeverinë e Malit të Zi.

Kuvendi i Malit të Zi votoi në orët e para të mëngjesit të 20 gushtit mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviç.

Qeveria u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. Pas këtij vendimi Abazoviç do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Iniciativa për rrëzimin e qeverisë erdhi nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, si një shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. /Euronews albania

Exit mobile version