5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Abazoviç: Rama e meriton të quhet “baba i kombit”

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama, e meriton të quhet “baba i kombit”, meqë sipas tij, ia ka ndryshuar imazhin shqiptarëve.

“E meriton me quajt baba i kombit. Për një imazh të mirë të shqiptarëve. Shqipëria ka arrit të jetë në Këshill të Sigurimit të udhëheq mbledhjet ku marrin pjesë shumica e shteteve të botës. Janë gjëra historike për Shqipërinë dhe imazhin e shqiptarëve në botë. E ka sjell Procesin e Berlinit për herë të parë në Tiranë”, tha Abazoviç gjatë një interviste në Kanal 10.

Politikani shqiptar nga Mali i Zi, ka folur edhe raportet e tij të këqija me ish-presidentin malazez Milo Gjukanoviç.

“Në kohen kur ai ishte president i Malit të zi ka qënë një shtet plotësisht i korruptuar dhe me një nivel shumë të lartë, ai ka qenë njëri i cili ka krijuar një shtet privat, si ai edhe disa shokë të tij”, ka potencuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img