-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Abazi: VV-ja caktoi deputetë që s’kanë lidhje në Komisionin Hetimor për sektorin e energjisë

Deputeti Haki Abazi, ka akuzuar partinë në pushtet se në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, ka caktuar persona që nuk kanë pasur lidhje me këtë proces.

Ai ka thënë se është anashkaluar nga kryetarja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.

“Kryesuesi i Komisionit, zotëri Hajdar Beqa, e tha që unë jam zëvendësuar nga seanca plenare, në fakt para konstituimit të Komisionin hetimor, kam dhënë dorëheqje dhe këtë e kam bërë për shkak të mospajtimit të formës së formimit të këtij Komisioni jashtëzakonisht të rëndësishëm. Diskutimi në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për këtë çështje është bërë për caktimin e anëtarëve në Komision dhe në vazhdimësi të sabotimit të kërkesës time të shkurtit të vitit të kaluar, për formimin e Komisionin hetimor për shqyrtimin e privatizimit, jam anashkaluar nga ushtruesja e detyrës (Mimoza Kusari-Lila v.j.), duke e mbivendosur zotërinë Armend Muja si zëvendëkryesues të Komisionit hetimor. Qartazi janë vendosur njerëz në Komisionin hetimor që nuk kanë pasur lidhje me këtë proces”, ka theksuar Abazi.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si është hartuar raporti i Komisionit.

“Ky raport ka bërë një kamuflim, duke mos u lëshuar në përgjegjësinë institucionale, në dëmtimin e rëndë që iu ka bërë interesit publik nëpërmjet privatizimit, kur po i dëgjoj anëtarët e Komisionit duke iu referuar, aspektet përmbajtjesore të raportit janë konstatime gazetareske të debateve televizive. Me keqardhje e them që arsyeja pse unë kam dhënë dorëheqje është pikërisht që të mos jem pjesë një Komisioni i cili në fund vjen me një raport i cili realisht është një përmbledhje e informacioneve dhe interpretim i procesit nëpër të cilin ka kaluar sektori energjetik”, ka theksuar Abazi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img