Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi i LVV ka vazhduar edhe sot me akuza ndaj Qeverisë aktuale të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Abazi, përme një postimi në Facebook, e ka quajtur edhe një herë ilegale Qeverinë “Koti”, e cila sipas tij është krijuar me qëllim të realizimit të ndarjes së vendit dhe si e tillë përbën rrezik për sigurinë kombëtare.
“Manipulimet me demokracinë duke e mirëmbajtur dhe mundësuar kapjen e shtetit ndërpriten vetëm me zgjedhje të lira e demokratike. As kjo qeveri e as ndonjë e rinegociuar për të vazhduar kapjen nuk flet dhe nuk përfaqëson vullnetin qytetarë”, shkruan Abazi.
Postimi i plotë i Abazit:
“Qeveria ilegale kuislinge Koti e krijuar si rezultat e me qëllim realizimin e ndarjes së vendit sipas planit të Thaçi- Vuçic, përbën rrezik për sigurinë kombëtare, integritetin dhe sovranitetin e vendit dhe për shëndetin e qytetarëve dhe natyrisht edhe të ekonomisë. Manipulimet me demokracinë duke e mirëmbajtur dhe mundësuar kapjen e shtetit ndërpriten vetëm me zgjedhje të lira e demokratike. As kjo qeveri e as ndonjë e rinegociuar për të vazhduar kapjen nuk flet dhe nuk përfaqëson vullnetin qytetarë”, ka shkruar Abazi.