1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Abazi thotë se pas kthimit nga ShBA, zyrtarizon largimin nga VV-ja

Deputeti Haki Abazi njoftoi dje përmes një publikimi të gjatë se i kishte ndarë përfundimisht rrugën me kryeministrin Albin Kurti.

Deri te ‘mbushja e kupës’ erdhi me pajtimin e Kurtit për propozimin evropian që sipas Abazit i ka dy elemente fundosësë për Kosovën: konzervimin e rolit specifik të Kishës Serbe kundrejt komuniteteve tjera fetare dhe dy, asociacionit apo ‘Zajednicës’ siç e ka quajtur Abazi të komunave me shumicë serbe.

Abazi ka thënë se largimin nga VV do ta formalizojë me t’u kthyer nga ShBA-ja ku po qëndron.

“Jam në Amerikë. Kur të kthehem merrem me atë punë formale”, ka thënë shkurt Abazi.

Ndryshe Abazi ditë më parë u përjashtu nga VV-ja edhe nga posti i kryesuesit të Komisonit për Punë të Jashtme. Në të njëjtën ditë kur ai u shkarkua formalisht, përmes një konference kërkoi që të merren në pyetje kryeministri Kurti e ministrja Haxhiu për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit. Teksa shtoi se duhet të kërkohen video-incizime për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img