-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Abazi thote se ngjarjet në Veri janë taktikë e Kurtit për ta fshehur koordinimin me Radojiçiqin, Simiqin e Rakiqin

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se ngjarjet në Veri janë ”taktikë e Kurtit“ për ta fshehur koordinimin me Radojiçiqin, Simiqin e Rakiqin.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila përpiqej t’i sabotonte konferencat e tij për shtyp.

”Tani besoj po u bien ndërmend konferencat për media që mbaja në hollin e parlamentit dhe pse mundoheshin t‘i pengonin, thërrisnin media e gazetarë për të sabotuar, Kusari i thonte Adriatik Kelmendit që mediet nuk janë të interesuara të ndëgjojnë, përgatitshin komunikata të rrejshme dhe shpërndanin akuza të rrejshme për mizogjeni, aq sa me urdhër të Kurtit e Dejona Mihailit edhe faqja  zyrtare e parlamentit të Kosovës dhe Konjufca me Sekretarin e Kuvendit, janë vënë në lojë“, ka thënë ai.

”Po, Kurti frikësohej që e vërteta për pauzat e koordinimit me Radojcicin dhe Simicin e Rakicin do të dalin në pah, doli edhe më shumë se aq, më keq se Thaçi që banonte në shtëpinë e miqëve dhe  i shpërblente me poste e tenderë. Gjithçka për pushtet, gjithëçfarë rrene, skena të rrjeshme me lule mbi varre, poshtërim veteranësh e aktivistësh, vetëm për pushtet.

Taktikë me u marrë me veriun me shpërqëndru vëmendje nga dështimet, hajnitë e korrupcioni. Koordinim me Radojcicin e mospranim i Kryeminstrit të Shqipërisë, biseda me Simicin e dosje për deputetët e Kuvendit… një opozitë kaq e lodhët nuk e gjenë rrugën për të treguar që kjo qeveri është kopje e keqe e qeverive të kaluara. A po Baca Gani Krasniqi“, ka dekalruar Abazi.

Ai mbaroi postimin, duke thënë se “Kurti nuk është ndryshimi, ky është vazhdimi i së keqës i rrethuar me shumë njerëz mendjeprishur“.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img