Site icon PrishtinaPress

Abazi thotë se Mustafa dhe PDK-Thaçi janë bashkuar për të vazhduar pengmarrjen e shtetit

Zëvendëskryeministri nga radhët e LVV-së, Haki Abazi ka hedhur akuza të rënda mbi LDK-në dhe Isa Mustafën.

Abazi ka thënë se Mustafa dhe PDK-Thaçi janë në bashkëpunim për të ruajtur dhe vazhduar pengmarrjen e shtetit të Kosovës.

“Partia institucionaliste e Mustafës me ata që kontrabanduan veten në pragun zgjedhor duan të rrëzojnë qeverinë. Ata e rrëzuan një ditë qeverinë Mustafa, e tani Mustafa kërkon që ata ta rrëzojnë LDK nga qeveria. A mund të shkojë Limaj në Amerikë”, thotë Abazi.

Ai thekson se ‘LDK nuk i dëgjon më as miqtë gjermanë, si eurodeputetja Von Cramon, as miqtë amerikanë, si profesori Daniel Sewer, të cilët po thonë se rrëzimi i qeverisë ka pasoja katastrofale për Kosovën dhe rajonin.

Sipas tij, LDK ka vendosur të dëgjojë vetëm planin e Thaçit.

“LDK e akademikëve bashkë me AAK, që kanë për qëllim mbajtjen e t arifës po duan mocion për të hequr tarifën- hipokrizi. Pabesia kërkon mocion besimi për veten. Ku mbeti demarkacioni i AAK?! 80 zëvendësministra kishim! Mustafa dhe PDK-Thaçi janë në bashkëpunim për të ruajtur dhe vazhduar pengmarrjen e shtetit të Kosovës. Ata po u frikësohen zhvillimit dhe drejtësisë dhe po ashtu hapjes së librave të së kaluarës. E harroi Mustafa SHIK-un, dhe premtimet elektorale”.

“Ky kor i burrave të pasur, mbi varfërinë e popullit, rrënojat e shtetit të kapur, është bërë bashkë me qëllim që të vazhdohet vijimësia e krimit dhe korrupsionit. Harruan COVID-19”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Exit mobile version