5.9 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Abazi: Targat janë të rëndësishme, por jo në këto rrethana

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se ka qenë pro shtyrjes së afatit të targave, por thotë se edhe ky modifikim i vendimit që u bë nga Qeveria e Kosovës nuk ngjall provokime.

Megjithatë, ai s’pajtohet se kjo është çështja më e rëndësishme që Kosova duhet të merret në këtë situatë.

“Qeveria ka dalë me një plan që mendoj se nuk provokon në asnjë formë arsye për tensione në veri, a duhet të kemi një shtyrje tjetër dhe zbatim tjetër të vendimit të targave. Targat janë të rëndësishme në aspektin e ligjshmërisë, por s’është gjëja më e rëndësishme në konglomeratin e çështjeve me të cilat jemi duke u marrë dhe situatën e rrethanat që janë krijuar sa i përket marrëveshjes përfundimtare”, ka thënë Abazi në konferencën e së premtes.

Ai tha se Serbia është në pozitën që duhet të zgjedhë mes rreshtimit me Perëndimin apo Rusinë.

“S’po them që Serbia është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje përfundimtare, por mendoj se ka ardhur momenti që tani të gjitha maskat kanë rënë dhe Serbia është e detyruar të përcaktohet se a do të marrë drejtimin e marrëdhënieve të partneritetit në rajon, respektimit të vlerave europiane demokratike apo do të bëjë lojën e dreqit me Rusinë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img