3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Abazi: Shteti dhe interesi kombëtar nuk i përshtatet agjendës që e përcakton Thaçi 1 orë

Zëvendëskryeministri i LVV-së, Haki Abazi, ka thënë se shteti dhe interesi kombëtar nuk i përshtatet agjendës që e përcakton presidenti Thaçi.

Sipas tij, ndërkombëtarët janë duke e shikuar kryeministrin Albin Kurti, të admirueshëm në çuarjen e proceset përpara.

“Shteti, shtetësia dhe interesi kombëtar nuk i subordinohet agjendës që përcakton Thaçi pa koordinim me qeverinë. I gjithë spektri i diplomacisë ndërkombëtare është duke parë në shpresë e admirim qeverinë Kurti. Në takimet tona edhe brenda edhe jashtë Republikës sonë. Ata, qytetarët dhe ne, bashkë kemi ndërprerë praktikat e të bërit politikë larg publikut dhe në kundërshtim të interesit të vendit”, thekson ai.

Abazi thotë se LVV si palë qeverisëse nuk i ka asnjë borxh Thaçit.

Ndërkaq, Thaçi i cili po qëndron në SHBA, ka takuar figura të rëndësishme të shtetit.

Ai ka ripërsëritur se me SHBA-në si partner strategjik, nuk ka pengesë që mund ta ndalë rrugëtimin Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img