2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Abazi: Qeveria nuk e ka bërë asnjë hap për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit

Ish-zëvendëskryeministri i vendit e deputeti Haki Abazi, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, si dhe pushtetin në përgjithësi. Sipas tij, u tradhëtua shpresa e qytetarëve për atë se pse kishin votuar në zjgedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka përmendur rastin e ish-aktivistit Astrit Dehari, duke thënë se Qeveria nuk e ka bërë asnjë hap për zbardhjen e këtij rasti.

“Kurti e tradhtoi atë shpresë, ia paft hajrin e gjykon populli. Unë kërkoj falje për secilin votues timin që ka votu për mua me idenë që kemi me luftu për drejtësi, zbardhjen e krimit politik, për anëtarësim Kosovës në institucione për jetë me prosperitet, për gjyqësor që ka me funksioni. E jo që kemi me bë Kosovën Zvicër brenda natës, por asnjërën prej tyre. Qoftë edhe justifikimin për Astrit Deharin, që është kauza mbi cilën Albini ka ardhur pushtet e për 4 veta, me krejt policinë hetuese në dorë nuk ka bërë as hapin e parë për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit”, ka thënë Abazi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img