Site icon PrishtinaPress

Abazi propozon që të shtyhet afati për targat deri më 31 dhjetor

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka propozuar që afati për targat të shtyhet deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Abazi përmes një konference për media ka propozuar që ky afat të shtyhet për dy muaj në mënyrë që të zhvillohet procesi i Berlinit si dhe mos të ketë tensione në veri të vendit.

Sipas tij, 3 nëntori është një datë e një rëndësie të veçantë.

“Pas një procesi 10 vjeçar të një dialogu që ka prodhuar shumë pak, në anën tjetër e kemi Serbinë që ka qëndruar me Rusinë, jemi në një udhëkryq shumë të madh…3 nëntori është një datë e një rëndësisë së veçantë dhe e vendos rajonin në binaret drejt integrimit Evropian”, ka thënë Abazi.

Tutje ai tha se pozicioni i Kosovës për targat është i drejtë dhe i merituar.

“Pozicioni ynë për targat sot në parim është i drejtë dhe i merituar. Më shumë se sa targat e serbëve na duhet lëvizja e lirë e qytetarëve tanë. Më shumë se tri dekada qytetarëve tanë i është ndaluar udhëtimi në drejtim të Bosnje Hercegovinës. Propozojë afati për targat të shtyhet deri më 31 dhjetori dhe në këtë mënyrë pamundësojmë tensionet në veri të vendit. Është e rëndësishme që ne ta shtyjmë datën deri më 31 tetor dhe t’i lëmë hapësirë procesit të Berlinit”, ka thënë Abazi./Prishtinapress/

Exit mobile version