Site icon PrishtinaPress

Abazi: Presidenti kërkon kryeministër servil në mes të rrezikut për arkivolet e COVID-19

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, është deklaruar rreth paralajmërimeve të presidentit Hashim Thaçi, për të ftuar liderët e partive politike për t’u konsultuar në lidhje me formimin e një qeverie të unitetit pas rrëzimit të Kurtit.

“Vullnetin dhe përcaktimin e sovranit nuk mund ta bëjë një president që kërkon një kryeministër servil për ta përfunduar planin e tij. Kjo është vallja e dreqit në mes të rrezikut për arkivolet e COVID-19”, shkruan Abazi në Facebook.

Ai është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje është për zgjedhje të reja, ndërsa deri atëherë do të ketë një qeveri në detyrë.

Postimi i plotë:

Vullnetin dhe përcaktimin e sovranit nuk mund ta bëjë një president që kërkon një kryeministër servil për ta përfunduar planin e tij. Kjo është vallja e dreqit në mes të rrezikut për arkivolet e COVID-19.

Nga këtu shkojmë në zgjedhje sipas kushtetutës, matemi me votë, ndërsa deri atëherë do të kemi një qeveri në detyrë, e cila po kryen me sukses detyrat dhe përgjegjësitë e saj.

Për Këshillin e Sigurisë Kombëtare, përveç që janë prishur hardisqet e lidhura për mikrofonat, po ashtu edhe diktofoni mbi tavolinë nuk ka punuar. Nuk ka engjëj këtu.

Exit mobile version