Deputeti Haki Abazi, ka deklaruar se veriu i Kosovës po mbahet në duart dhe kontrollin e Serbisë me shantazh.
Ai ka thënë se popullata atje është e shantazhuar në të gjitha aspektet me kërcënim.
“Ajo që është më e rëndësishme sipas meje është që nuk ka pasur realisht asnjë mundësi që të ndodhë ndryshe. Është e ditur që veriu është një pjesë e Kosovës që po mbahet në duart dhe kontrollin e Serbisë. Popullata atje është e shantazhuar në të gjitha aspektet me kërcënim dhe mendoj që është fatmirësi që nuk ka ndodhur të përsëritet skenari kur u vra polici Enver Zymberi”, ka thënë Abazi për RTV Dukagjini.
Megjithatë, sipas tij, rezultatet nga ky proces i zgjedhjeve ka qenë i ditur.
“Mendoj që ka qenë një fatkeqësi që kemi hyrë në këtë proces sepse e kemi ditur që realisht do të përfundojmë me këtë skenar sepse qëllimi i Vuç֛iqit është që në çdo lëvizje që bën Kosova ai ta rrisë pazarin për ta kthyer pazarin ku ka një normalitet, atij i ka shkuar përshtati që të arrijë që në takimin e ardhshëm të takimit të lartë të mbajë kartën e fuqishme të veriut si territor i Kosovës por që Serbia e kontrollon”, shtoi ai.
Abazi shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mban terrenin e lojës dhe vazhdon të jetë i pandëshkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare, as nga BE-ja as nga SHBA-ja.