1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Abazi për Kurtin: Po e luan viktimën, do të dal më i votuari në zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, duke komentuar zhvillimet e ditëve të fundit në veri ka thënë se vendi nevojë serioze dhe urgjente për konsolidim të seriozitetit të praktikës demokratike.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se “pas hekurosjes dhe pranimit të asociacionit e gjithçka përbrenda, tentimi i përdorimit të procesit të zgjedhjeve në veri, që për habi edhe pse çështje kryesore nuk u përmend në marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit”.

“Pas dy viteve përfunduam në anën e Vuçiçit dhe në kundërshtim me gjithë botën demokratike. Vuçiçit ju desh Veriu i Kosovës për të amortizuar kundërshtinë e madhe kundër tij në Serbi. Keq apo mirë situata është kjo, në njërën anë bota demokratike, të gjitha shtetet që kanë bërë shumë për Kosovën dhe shtet-ndërtimin e në anën tjetër Kurti i rrethuar me Mujën, Kusarin, Mihajlin, Rrustemin dhe Bislimin dhe veten e tij”.

“Nuk duhet sjellë qytetarin me mendim kritik por edhe emocional për të përzgjedhur mes shteteve që na kanë qëndruar afër gjatë gjithë kohës, kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe janë garant të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. Nëse qëndrimi i tyre nuk është në linjë me qeverinë apo thjeshtë thënë me Kurtin, atëherë ky është rezultati i sorollatjes me javë të tëra në Amerikë pa asnjë rezultat konkret”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Sipas tij, me zhvillimet e fundit në veri po krijohet klimë që zgjedhjet e ardhshme Kurti të dal më i votuari.

“Mos harroni që para disa muajve na u tha që u tërhoqëm nga puna e targave sepse ambasadori amerikan kishte më shumë informata. Edhe sot ambasadori amerikan ka më shumë informata, përfshirë edhe informata që këto lëvizje taktike në veri kanë qëllim popullist dhe egocentrik për të krijuar klimë për zgjedhjet e ardhshme ku viktima Kurti del më i votuari në historinë e Kosovës. Kurti ka për qëllim shembjen e madhështisë së Rugovës në shtet-formimin dhe çlirimin e një pjese të madhe të kombit”.

“Por, nuk e ka këtë qëllim që ta ngris Demaçin dhe figurën e tij, por që me Demaçin dhe Qosjen ta vendos pykën në mendjen e njerëzve që në këtë përplasje të del figura historike e Kurtit. Kjo po ashtu e shpjegon nevojën për të qenë i rrethuar me njerëz me të kaluar të pistë, që të jenë të varur dhe servil por edhe më e rëndësishme që ndyrësia e tyre e bënë dallimin dhe e vë në pah “puritanizmin” e Kurtit. Krejt kjo është e mbështjellë me lule nga Holanda që në vazhdimësi vendosja e luleve dhe pjesëmarrja në ceremoni përkujtimore, kur gjithçka është emocionale, e skalitë figurën e njeriut historik në memorien kolektive”.

“Do me thënë vizitat te varret, fjalimet për të rënët e të pagjeturit, vizitat e përqafimet e nënë Ferdonijes janë thellësisht egocentrike dhe hipokrite po aq sa është i gërditshëm fakti që në këto momente shikohet me përqendrim fokusi i kamerës dhe fotoaparatit. Aty nuk ka dhimbje, empati apo përkujdesje për lartësim të vlerave – këto do të duhej të bëheshin në kurrikulat dhe proceset mësimore, në film, dramë e teatër, por problemi është që aty nuk mund të jetë kryeprotagonisti”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img