Site icon PrishtinaPress

Abazi për Kurtin: Kryeministër i Nenadit, shtron darka e thur vargje për Ivanoviqin

Deputeti i Kuvendit, Haki Abazi, ka ironizuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke thënë se ai dhe miku i tij, tashmë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në vitin 2007, i kishin thënë se në restorant nuk flasin për çështjen e kombit.

“Sikur kjo të ishte hiprokrozia e vetme”, ka thënë Abazi.

Madje deputeti Abazi, Kurtin e ka cilësuar si “kryeministër të Nenadit”, e që e kishte fjalën për ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Sipas tij, kreu i ekzekutivit “shtron darka e thurrë vargje” për politikanin serb, tashmë të ndjerë Oliver Ivanoviq.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, mbrëmë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte në darkë pune me përfaqësues të komuniteteve joshumicë në Kuvvend.

Kurti dhe shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, kanë takuar për darkë pune zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kryetarin e Grupit Parlamentar multietnik Enis Kervan, nënkryetarin e Kuvendit, Bahrim Shabani dhe disa deputetë.

Exit mobile version