7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Abazi: Për kundërshtimin e Asociacionit kanë vdekur njerëz, është derdhur gjak, Kurti ka ecë mbi atë gjak

Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurtin për gatishmërinë e tij për të nënshkruar marrëveshjen ku përfshihet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Abazi ka thënë se Kurti duhet të paraqitet në Kuvend për të sqaruar se çfarë ka ndodhur,

Zoti Kurti duhet të vije këtu jo për të na sqaruar vetëm neve se çka ka ndodhë, por njerëzve të cilët iu ka dhënë besën se Zajednica, as me kompetenca ekzekutive as jo ekzekutive, nuk do të vie në shprehje kurrë në Kosovë”.

“Ky parlament, në mos me gaz lotsjellës, do të ballafaqohet me reagim të madh, jo për faktin që është pranu Asociacioni, po për faktin që kundër këtij Asociacioni kanë vdek njerëz, është derdhë gjak, Kurti ka ecë mbi atë gjak, kundër këtij Asociacioni është bërë kryeministër, ka ardhë në pushtet. E në momentin që i rrezikohet pozicioni i tij, vjen në Prishtinë me konferenca për media, vjell vrer ndaj partnerëve evropianë. Kjo është punë palaço, vetëm një palaço mund të bëj kështu ndaj elektoratit të tij”, tha ai.

Abazi, në Kuvend tha se një nga pyetjet kryesore pas 24 shtatorit, mbetet ajo se kush dha urdhër që të lirohen terroristët e Banjskës.

“Kush i ka lëshu terroristët e rrethuar në Banjskë. Kush ka marrë vendim që pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku, këta terroristë të lihen të lirë të shkojnjë në Serbië, pa asnjë konsekuencë në Kosovë”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img