Ish zëvendëskryeministri, Haki Abazi para pak çastesh ka dal nga objekti i Qeverisë së Kosovës.
Ai tha se çdo veprim i LDK-së pas 6 tetorit ka qenë mashtrim pas të cilit, fshihet PDK.
“…Çdo veprim prej ditës së 6 tetorit që ka bërë LDK e ka bërë në mashtrim, ndërsa PDK fshihet prapa për ta mbarur sistemin e kapur me bordet me keqpërdorimin e resurseve dhe buxhetit të shtetit”, deklaroi Abazi.
I pyetur se a do të dalin në mënyrë demokratike nga zyrat, Abazi tha se ata do jenë me qytetarin.
Ndërsa, në Kuvendin e Kosovës me 61 vota për është zgjedhur qeveria e re e udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Para Kuvendit të Kosovës janë duke protestuar qytetarë të cilët po e kundërshtojnë qeverinë e sapo votuar me kryeministrin e ri, Avdullah Hotin.