-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Abazi paralajmëron disa audio-incizime: Kurti dha urdhër për shkarkimin tim

Deputeti  i VV-së, Haki Abazi ka njoftuar se me urdhër të kryetarit të VV-së, Albin Kurti, është iniciuar shkarkimi i tij nga nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë.

Ai ka paralajmëruar se nesër në konferencë për media do të paraqes edhe audio- incidime lidhur me këtë çështje.

“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Abazi disa herë ka dalë me mendime të ndryshme nga Vetëvendosja dhe ka pasur përplasje sidomos me shefen e grupit, Mimoza Kusari-Lila.

Paparaci ka tentuar të marr një përgjigje nga Abazi por që i njëjti ka qenë i paqasshëm.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img