Site icon PrishtinaPress

Abazi ndërpreu debatin, reagon drejtori i Kanal10: Deputetët duhet të mësohen të ballafaqohen me tema të ndjeshme

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Haki Abazi ka lëshuar mbrëmë studion televizive ku sipas tij është përdorur niveli i ulët të debatit, shkruan Gazeta Insajderi.

Pas këtij veprimi ka reaguar edhe drejtori i televizionit Kanal 10, Arben Ahmeti.

Ai përmes rrjetit social ‘Facebook’, ka shkruar duke thënë se deputetët duhet të mësohen të ballafaqohen me tema të ndjeshme.

“U befasova dhe u zhgënjeva me largimin e deputetit Haki Abazi nga studio e televizionit Kanal 10. Siç shihet në video asnjë ofendim dhe asgjë personale me zotin Abazi. Por, mazhoranca dhe deputetët e saj duhet të mësohen të ballafaqohen me interesimin tonë për tema të ndjeshme”, ka shkruar Ahmeti.

Exit mobile version