Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, ka thënë se debati brenda Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik ka zero vlerë, pasi sipas tij vendimet vijnë të kryera nga shefja e këtij grupi parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.
Abazi tha se ka pasur biseda me kryeministrin Albin Kurti për çështjet që kanë pasur vlerë për demokracinë brenda LVV-së.
“Mendoj kjo është një gradacion i ngadalshëm i pozicioneve që i kam kuptuar në përfundim e zgjedhjeve të fundit. Unë kam pasur biseda dhe tentime të bisedave me Kurtin për çështjet me të cilat kanë pasur vlerë dhe kanë për ndërtimin e konceptit dhe forcimin e demokracisë brenda LVV-së” ka thënë Abazi në “Debat Plus”.
“Debati brenda Grupit Parlamentar ka zero vlerë sepse nuk zhvillohet fare, vendimet vijnë të kryera vijnë nga zonja Kusari, nuk diskutohet fare, qoftë edhe në emërimet në pozitat rëndësishme, si në bordet publike”, tha ai.