Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, deklaroi se Amerika i do patriotët dhe jo servilët e aq më pak të korruptuarit.
Këtë e tha përmes një postimi në Facebook, ku publikoi vendimin e qeverisë për reciprocitet me Serbinë.
“Ashtu siç premtuam në fushatë elektorale, në marrëveshje të koalicionit dhe në programin qeverisës. Largimi i tarifës u bë dje dhe filloi zbatimi i reciprocitetit”, shkroi ai.