1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Abazi akuzon Kurtin dhe Sveçlën se i hapën korridor largimi sulmuesve terroristë në Banjskë

Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër dhe deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

“Ishte sulm terrorist. Bunjaku u vra nga një bombë me telekomandë. Se si u lejua ai grup terrorist të ikë në Serbi, shtron dyshime pafund të cilat kryeministri nuk ka guximin të dalë në publik të flasë. Policia realisht është tradhtuar, nga kryeministri dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, dhe ata janë tërhequr. Policia e Kosovës është përgjegjëse për reagimin e parë. Zinxhiri komandues shkon te ministri i MPB-së dhe kryeministri. Ata (sulmuesit) janë parë duke ikur malit, me armatim. Kryeministri e ka kërkuar largimin”, ka thënë Abazi, duke pretenduar se u është hapur një kanal largimi.

Më 24 shtator, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Nga shkëmbimi i zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img