0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

AAK thotë se marrëveshja me MCC-në është meritë e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj

MCC ka njoftuar se me Qeverinë e Kosovës është përmbyllur marrëveshja kompakte në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh. Për këtë ka reaguar AAK duke thënë se më në fund kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mbushur mend.

Sipas AAK-së, ky program është aprovuar në kohën kur Ramush Haradinaj ishte në krye të qeverisë.

“Më në fund pas pothuaj dy vjet bllokadë, Albin Kurti qenka mbushur mend dhe paska vendosur ta pranojë programin Compact të aprovuar në kohën e Qeverisë së Ramush Haradinajt. Mirë do të ishte ta kishte pranuar menjëherë e jo pas presioneve të vazhdueshme që ia kemi bërë. Por më mirë vonë se kurrë. E pjesa tjeter sikur ky qenka një sukses i qeverisë së tij, nuk është gjë tjetër përpos fukarallëk. Ky është sukses i përbashkët i qeverisë amerikane dhe ish kryeministrit Haradinaj. Kjo jo për t’u lavdëruar apo për meritë, por veç për hirë të së vërtetës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img