0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

AAK: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, janë obligim i shtetit Maqedonas

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dënuar dhunën  e mbrëmshme në Parlamentin e Maqedonisë duke e konsideruar këtë si të dëmshme për shqiptarët në Maqedoni.

Dhuna e mbrëmshme në Parlamentin e Maqedonisë është papranueshme dhe ne e dënojmë me forcë. Autoritetet e Maqedonisë duhet t’i pranojnë procedurat parlamentare dhe nuk duhet të nxisin dhunë, e cila në Maqedoni mund të ketë pasoja të pariparueshme.

Shqiptarët në Maqedoni janë të barabartë  dhe nuk mund të diskriminohen mbi baza etnike.

Respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, nuk është zgjedhje por obligim i shtetit Maqedonas, dhe kjo nuk mund të ndryshojë.

Zgjedhja e Talat Xhaferit, për kryetar të Kuvendit, është legale dhe legjitime dhe kjo nuk mund të kontestohet, e aq më pak të shërbejë si shkas për përplasje etnike apo politike.

AAK fton autoritetet politike të shtetit fqinjë që të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe inkurajon BE-në dhe SHBA-në që të marrin një rol më aktiv në kapërcimin e krizës poltike në Maqedoni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img