Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot do ta mbajë tryezën e tretë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se do të diskutohet lidhur me situatën politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë.
Deputetët do të diskutojnë me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve, si dhe udhëheqës të UÇK-së.
Diskutimi do të fillojë nga ora 12:00.