-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

AAK: Sigurimet shëndetësore, të pazbatueshme!

Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, sigurimet shëndetësore përbëjnë një prej elementeve kyçe të sistemit shëndetësor dhe çelës për zgjidhjen e shumë problemeve që e rëndojnë.
AAK thekson se ato jo vetëm që rritin sasinë e përgjithshme të mjeteve financiare, por edhe vendosin rregulla të operimit që rritin performancën dhe kualitetin në sistem.
Të vendosura mbi baza të shëndosha, ato madje janë promotor i zhvillimit ekonomik të vendit.
“Fatkeqësisht, Ligji për sigurime shëndetësore i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në mandatin e kaluar dhe mënyra e implementimit të tij, nuk e ka këtë potencial. Përkundrazi, në vend se ta lirojë sistemin prej problemeve ai do ta rëndojë atë edhe më tepër. Madje e kanë vënë në pikëpyetje edhe vetë implementimin e tij”, thuhet në reagimin e AAK-së.
“Shuma e mjeteve që do t’i shtohen financimit të shëndetësisë nuk është e madhe. Aktualisht Kosova ndanë rreth 150 milionë euro për shëndetësi dhe me 30 deri 50 milionët që do t’i sjellë Fondi i sigurimeve publike, mund të ketë maksimalisht 200 milionë euro për shëndetësi. Kjo bënë rreth 100 euro për kokë banori, ndarje kjo që Kosovën vazhdon ta mbajë dukshëm prapa vendeve në rajon – Shqipërisë që ndanë rreth 200 euro, Maqedonisë që ndanë rreth 300 euro, Malit të Zi që ndanë 400 euro, Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë që ndajnë rreth 500 euro dhe Kroacisë që ndanë gati 1000 euro për kokë banori në vit. Mos të përmendim vendet e Bashkimit Evropian që ndajnë prej 3000 deri 6000 euro për kokë banori në vit”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Sipas kësaj partie, dështimi për të siguruar mjete shtesë nga buxheti dhe burimet e tjera për të rritur ndarjen për kokë banori dhe, së fundi, zvogëlimi i buxhetit ekzistues, janë dëshmi se shëndetësia nuk është prioritet i Qeverisë Mustafa dhe se ajo nuk ka zgjidhje të veta për problemet e shëndetësisë.
“…Duke qenë se me Ligj Fondi ka të drejtë të lidh kontratë vetëm me institucionet e licencuara (neni 31, alinea 1) dhe të akredituara (neni 31, alinea 2), ndërsa asnjë institucion publik në Kosovë nuk është i tillë, çfarëdo kontrate me këto institucione do të jetë e jashtëligjshme. Ndërsa, nëse pret që këto institucione të licencohen, do të pres me muaj e ndoshta edhe me shumë, duke qenë se bëhet fjalë për një proces kompleks me rezultat të paqartë. Ju përkujtojmë se licencimi është proces i vlerësim të institucioneve shëndetësore përballë kriteriumeve minimale për punë i cili nuk është bërë asnjëherë në Kosovë, kryesisht nga frika se institucionet publike nuk do të licencohen”, thuhet në reagimin e AAK-së
AAK po ashtu ndanë shqetësimin e qytetarëve për dëmtimin që do ti bëjë mbledhja e premiumeve për sigurime shëndetësore, gjashtë muaj para fillimit të shfrytëzimit të tyre, kategorive me paga minimale dhe ekzistencë të rrezikuar.
“Në vend se ta bëjë këtë, Qeveria është dashtë ‘ta mbushë’ Fondin me mjete nga buxheti ose një kredi ‘e butë’ dhe të fillojë me sigurime, jo pas gjashtë muaj, por menjëherë”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img