-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

AAK shpreson se më 18 mars do të nënshkruhet marrëveshja e dakorduar në Bruksel

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ia ka shprehur mbështetjen e saj emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak në lidhje me marrëveshjen e propozuar për normalizim të raporteve. Madje, nga kjo parti shpresojnë se më 18 mars në Ohër do të nënshkruhet marrëveshja e dakorduar në mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e fundit në Bruksel.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini tha se këtë marrëveshje do ta mbështesin edhe kur të vijë për votim në Kuvendin e Kosovës.

“Ne mendojmë se Kosova është në një moment të rëndësishëm edhe besojmë që mundet me ec përpara me një marrëveshje e cila është e propozuar. E kemi të qartë se do të ketë punë edhe në vazhdimësi, mirëpo mendojmë që në rrethanat të cilat gjendemi sot, Ballkani bota dhe gjitha çështjet tjera që na rrethojmë mendoj se është e vlefshme. Kryetari Haradinaj e përcolli tek Lajçak edhe njëherë mendimin e Aleancës. Mendojmë që ka të arritura serioze në këtë dokument, e kuptojmë që është njohja de-jure e Kosovës, mirëpo kuptojmë se marrëveshja përmban elemente të cilat i krijojnë marrëdhëniet krejt të reja në Ballkan e posaçërisht mes Kosovës dhe Serbisë…Janë sqaruar detaje të cilat e bëjnë më të sigurt secilin prej nesh për rrugën të cilin e kemi përpara si Kosovë. Nuk ka ndryshim prej qëndrimit të Aleancës. E mbështesim një marrëveshje të këtillë mes Kosovës dhe Serbisë“, theksoi ai.

Nënkryetari i AAK-së beson se më datën 18 mars në Ohër të dyja palët do ta nënshkruajnë marrëveshjen e propozuar.

Ardian Gjini theksoi se aneksi i kësaj marrëveshje po duket se ka të bëjë me sqarimin dhe garancat që kërkojnë palët në këtë proces.

“Ne shpresojmë që do të ketë përparim më datën 18-të, shpresojmë që ndoshta edhe të ketë marrëveshje. Ajo që e kemi kuptuar dhe që e dimë është se aneksi është më tepër sqarim për palët. Marrëveshja, është kjo marrëveshje që ekziston dhe është e qartë, aneksi po duket se ka më të bëjë me sqarimin dhe garancat që kërkojnë palët në këtë proces, por duhet ta shohim. Ka njerëz që i kanë parë disa drafte të aneksit është krejt në rregull por nuk mundemi definitivisht me dit krejt…Ne në Aleancë shpresojmë që do të ketë marrëveshje me datën 18 dhe do të ecim më tutje”, u shpreh Gjini.

Gjini u shpreh se marrëveshje e dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë i hap rrugë vendit përpara.

Për kundërshtimet e partive opozitare, nënkryetari i AAK-së tha se nëse vetëm Kosova do të kishte mundësi ta draftonte këtë marrëveshje sigurisht që ajo do të ishte më ndryshe.

 

“Jemi të bindur si parti politike që rruga përpara për Kosovën, hapet seriozisht fuqishëm nëse e mbërrijmë këtë marrëveshje. Tek partitë tjera politike opozitare shikoni, ata i kanë qëndrimet e veta, mendimet e veta munden me i thënë veç duhet me u kuptua sikur ta kishim draftua veç ne marrëveshjen, ose sikur veç Kosova ta kish draftua marrëveshjen defintivisht kishte me qenë më ndryshe, por nuk duhet me kuptua mos me lënë perfekten që ne po synojmë me qenë armike e një të mire e një të hapi të madh përpara”, tha ai.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak para takimit me krerët e AAK-së zhvilloi një takim edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi. Ndërsa, gjatë ditës pritet të takohet edhe me përfaqësues të LDK-së.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak u takua edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve pritet të mbahet me 18 mars në Ohër

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img