0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

AAK: Qeveria të veproj, Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka vizituar sot mjekët kujdestarë në Klinikën Infektive në QKUK.

Përmes një postimi në Facebook, Dreshaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të veprojë në raport me Ligjin e Pagave si zgjidhje e vetme.

“Heronjtë e vërtetë ngelen vetëm heronj në fjalë, Qeveria të veprojë pasi Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme. Me infermierët kujdestarë në Kliniken Infektive në QKUK. Çdo repart ka vetëm një infermier kujdestar përgjegjës për vizitë, marrje dhe shpërndarje të analizave, konsultime, shpërndarje të terapisë dhe menaxhim 12 orë të repartit, vërtet të mbingarkuar”, ka shkruar Dreshaj.

Ai ka thënë se kërkesa e vetme e punëtorëve shëndetësor është paga e dinjitetshme.

“Ndonëse me rroga simbolike, pa stimulim, të mbingarkuar me punë, këta heronj të ditëve të sotme, menaxhojnë pandemine Covid 19 dhe shpëtojnë jetë. Kanë vetëm një kërkesë; rrogë të dinjitetshme. Qeveri vepro. Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme dhe e duhura”, ka përfunduar Dreshaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img