8.5 C
Pristina
Monday, November 4, 2024

Buy now

spot_img

AAK: Qeveria Kurti do të mbahet mend për mos shpenzim të parasë publike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, ku para gazetarëve folën deputetët Besnik Tahiri dhe Pal Lekaj si dhe shefi i asambleistëve të AAK-së në Prishtinë. Deputeti Pal Lekaj u shpreh se gjatë 2 viteve qeverisje Kurti nuk është shënuar asnjë progres në interes të qytetarëve.

“Nëse flasim për ekonomi, kemi një stagnim në aspektin e zhvillimit ekonomik në vend e cila ka vështirësuar në masë të madhe jetën e qytetarëve. Në sektorin privat, paga minimale është 170 euro e ndërkaq Ligji për Pagën Minimale vazhdon të qëndrojë në sirtarët e Kuvendit. Në energji, e dimë gjithë se ZRrE ka marrë vendim për rritje të çmimit të energjisë elektrike për 15 përqind, vendim i cili vështirëson edhe më tej mirëqenien në vend”, u shpreh Lekaj.

Tutje, ai u shpreh se sa i përket politikave fiskale, Qeveria ka dështuar edhe me mosdije por edhe me mungesë të veprimeve. Ai përmendi propozimin e grupit parlamentar të AAK-së për heqjen e TVSH-së për produktet bazike për një periudhë 6 mujore, por e cila nuk ka gjetur përkrahje nga Qeveria.

Ndër të tjera, Lekaj foli edhe për ndërprerjen e shumë investimeve kapitale, duke vënë theksin tek mungesa e investimeve në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

“Shohim se kemi stagnim edhe në investime kapitale, kemi bllokim të projekteve investive publike e kur mirret parasysh se projektet e nisura më herët të cilat janë bllokuar, me rritjen e inflacionit do të jetë tepër e vështirë përfundimi i tyre. Kjo qeveri në vend që t’ia lehtësojë jetën qytetarëve, ajo po ja bënë më të vështirë çdo ditë e më shumë.

“Kemi regres në politikë të Jashtme, asnjë njohje gjatë këtij mandati. Në përgjithësi mund të them që kjo qeveri do të mbahet mend për mos shpenzimin e parasë publike. Deri më tani vetëm rreth 20 përqind të buxhetit janë shfrytëzuar për investime publike e që rrjeshimisht ndikon në ekonomi sepse ulja e qarkullimit të parasë publike po ndikon në shtimin e krizës në sektorin ekonomik dhe po rrezikon shumë kompani në funksionimin e tyre dhe ruajtjen e numrit të vendeve të punës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img