2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

AAK përkujton 11 shtatorin: Fatin tonë mos ta përcaktojë terrorizmi

Grupi Parlamentar i AAK-së me rastin e përkujtimit të 11 shtatorit ka lëshuar një komunikatë për medie.

AAK ka thënë se fatin tonë mos ta përcaktojë terrorizmi, transmeton Koha.net.
“Ne duhet të jemi përgjegjës për fatin tonë, jo atë t’na e përcaktoj terrorizmi”, thuhet nga AAK.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të AAK-së:
Sot, sikur edhe para 15 viteve, solidarizohemi me popullin mik Amerikan, me familjet e viktimave të 11 shtatorit. Jemi të vetëdijshëm që për çdo përvjetorë kujtimet për më të dashurit tuaj janë gjithnjë të freskëta, ashtu siç jemi të gjithë të trishtuar kur kujtojmë atë ngjarje tragjike. Kur është goditur populli juaj me 11 shtator, ka qenë goditje për gjithë botën demokratike, por për popullin tonë ka qenë shumë e rëndë sepse e kishim të freskët ndjenjën se si është të jesh i terrorizuar.
E gjithë bota demokratike duhet të angazhohet që të mos e lejojmë terrorizmin t’na i marrë liritë tona qytetare. Bota duhet të jetë e lirë në të gjitha drejtimet, duke përfshirë që të flasim lirisht, të luten ku njerëzit duan të luten. Ne vetë duhet të jemi përgjegjës për fatin tonë, e jo atë t’na e përcaktojnë terroristët. Shtetet duhet të sigurohen që të gjithë ata që jetojnë në shoqërinë tonë të gëzojnë të njëjtat të drejta dhe privilegje e të mos ketë vend për frikë e diskriminim.
Sulmi ndaj Neë York-ut ishte sulm ndaj gjithçkaje që është e lirë e demokratike. Prandaj i bashkohemi përkujtimit të 11 shtatorit, në nderim të viktimave, me lutjen që bota të ketë paqe, paqe dhe vetëm paqe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img