1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

AAK për arrestimin e asamblistit të VV-së: Kurtit i ka ardhur fundi

Drejtori për Informim në AAK, Lulëzim Blaka, ka thënë se “Qeverisë Kurti nuk do t’i ndihmojë as arroganca e numrave e as kauzat e rrejshme për të shpëtuar nga ndëshkimi popullor”.

Duke aluduar në arrestimin e asamblistit të VV-së Besnik Mujecit, i cili njëherësh është edhe aksionar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, Blaka ka shtuar se i njëjti: “dyshohet se drogën në vlerë 400 mijë euro e ka dërguar nga Kosova në Shqipëri pikërisht me autobusë”, transmeton Klan Kosova.

Mes tjerash, Blaka ka shtuar se VV-në nga ndëshkimi popullor nuk mund ta shpëtojnë kauzat e rrejshme, duke bërë me dije se asamblisti i arrestuar për drogë ka qenë i zëshëm për “bashkimin kombëtar”, e duke shtuar se më të pandershmit kanë dalur të jenë pikërisht më të zëshmit e VV-së.

“Qeverisë Kurti nuk do i ndihmojë as arroganca e numrave e as kauzat e rrejshme për të shpëtuar nga ndëshkimi popullor. Pas skandaleve të shumta dhe të padëgjuara më parë në Kosovë, një eksponent i kësaj partie, i zëshëm për “bashkimin kombëtar”, u zu me mijëra doza droge, që i kishte dërguar në Shqipëri”, ka shkruar Blaka në Facebook.

“Shpërdorimi i pozitës zyrtare nga njerëzit e Kurtit nuk është lajm i ri, pasi që asamblisti Mujeci është vetëm i fundit në radhën e atyre që janë kapur nga drejtësia. Mujeci që ishte emëruar para pak kohësh si aksionar në Stacionin e Autobusëve, dyshohet se drogën në vlerë 400 mijë euro e ka dërguar nga Kosova në Shqipëri pikërisht me autobusë”, ka thënë ai tutje.

Sipas tij, nga përvoja e deritanishme është mësuar se më të korruptuarit, më të inkriminuarit dhe më të pandershmit, zakonisht kanë dalë të jenë më të zëshmit e VV-së.

“Një pushteti që i thellohen kaq shumë skandalet, i ka ardhur fundi. Fund i turpshëm për kryemashtruesin Kurti dhe ushtrinë e tij të mashtruesve”, ka përfunduar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img