-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

AAK paralajmëron protesta kundër Kurtit: Mos provo ta bësh Asociacionin

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka paralajmëruar protesta të mëdha kundër Qeverisë, nëse ajo provon që ta implementojë Asociacionin e Komunave Serbe me kompetenca ekzkutive.

Lekaj ka thënë se për AAK-në, e pranueshme është vetëm një asociacion pa kompetenca ezekutive.

“Ne mendojmë që mund të ketë Asociacion pa kompetenca ekzekutive. Mund të mblidhen disa komuna që mbrojnë interesat e komunave, por me një asociacion me komptentca ekzekutive s’e përkrahj. Nëse vjen deri aty, edhe protesta edhe veprime politike, gjithçka do të bëjmë që të mos lejojmë një Asociacion të tillë. Me të gjitha mjetet, edhe me protesta edhe me veprime politkke”, ka deklaruar ai në “dPt te Fidani”.

Lekaj ka thënë se Kurti ka ndryshuar rrënjësisht pas ardhjes në pushtet.

“Po çuditem, a është ai Kurti i njëjtë, apo ka ndryshuar rrënjësisht dhe negativisht. Si mund ta quash një kryeministër që dikur e kundërshtonte fuqishëm marrëveshjen me Serbinë, tani marrëveshjen për Elektroseverin e legjitimon”, ka deklaruar Lekaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img