0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

AAK: Paralajmërimi i Qeverisë për rritje të çmimit të energjisë shokoi qytetarët

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se paralajmërimi i qeverisë së Kosovës për rritjet e çmimit të energjisë elektrike, ka shokuar të gjithë qytetarët dhe përgjithësisht sektorin e biznesit në vend.

Përmes një konference për media, Lekaj ka dhënë disa arsye pse partia e tij mendon se nuk duhet të ndodhë rritja e çmimit të energjisë elektrike.

“Ne si AAK jemi kategorik kundër kësaj rritje dhe nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë”.

Fjala e plotë:

“1). Duke marrë parasysh subvencionet e ndara nga qeveria vitin e kaluar për zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimit të energjisë, nuk shihet e arsyeshme te ketë rritje të dytë të çmimit dhe aq më pak të ndodhë të ketë rritje në vlerë prej14%. Madje ne kemi pritur ulje apo kthim të çmimit të tarifave të vjetra, e jo rritje të dytë.

2). Qeveria Kurti vitin e kaluar subvencionoi bizneset, ndërsa konsumatorëve familjarë pavarësisht subvencionit iu rriten tarifat për më shumë se 100%. Pra, pësuan shumica e qytetarëve, sepse zgjidhjet nuk ishin adekuate.

3). KEK-u është në gjendje stabile, ku ka esportuar miliona euro energji, dhe nëse kjo energji e eksportuar nga KEK nuk zbërthehet në të mirë të qytetarëve, cila është arsyeja e rritjes së çmimit të energjisë?

4). Jemi në stinën e pranverës në fillim të vitit 2023 dhe Qeveria ka hapësirën kohore e buxhetore që të lidhë marrëveshje me shtetet fqinje për shit-blerje të energjisë dhe që përmes mirëmbajtjeve, renovimit dhe rregullimit të gjeneratorëve e sistemit elektro-energjetik, të krijojë stabilitet shtetëror, ku Kosova do të sigurohet në aspektin e energjisë për vitin 2023-2024”

“Qeveria duhet ta dijë që:

– Qytetarët e vendit janë të lodhur nga shtrenjtimi i secilit artikull dhe jetesa është bërë e vështirë, ku një familje nuk po mundet ta sigurojë as shportën familjare.

– Vetëm të mendosh edhe një rritje tjetër te çmimit te energjisë nuk është normale dhe as e arsyeshme.

– Nëse ndodh kjo rritje, qytetarin e vendos në varfëri te skajshme dhe në luftë për ekzistencë e mbijetesë.

– Nëse ndodhë kjo rritje, atëherë qëllimshëm po nxitet dhe stimulohet edhe më shumë ikja e qytetarëve nga vendi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img