3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

AAK organizon tryezë për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të organizojë tryezë për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në njoftimin e bërë për media nga AAK thuhet se tryeza do të organizohet ditën e hënë duke filluar nga ora 10:00.

“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të hënën me datë 24 shkurt në ora 10:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, organizon tryezë lidhur me taksën 100 për qind për prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina”, thuhet në njoftim.

AAK bën të ditur se pjesëmarrës në këtë tryezë përveç deputetëve dhe përfaqësueseve të Aleancës, do të jenë të gjitha grupet e interesit, si prodhuesit, importuesit, tregtarët me shumicë e pakicë, përfaqësues të OJQ-ve dhe ekspertë të fushës.

Ndryshe, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje që kryeministri Kurti të mos e heq taksën e të kthehet në procesin e dialogut që sipas tij tashmë është konsumuar, por ai ka kërkuar nga kryeministrit të largojë taksën për kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Haradinaj ka porositur Kurtin se nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta ketë përkrahjen e tij dhe të Aleancës, por nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar,  ai ka pohuar se do e mbajnë përgjegjës Kurtin për pasojat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img