Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar se ka filluar një cikël diskutimesh për situatën e rëndë politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë.
Grupi Parlamentar i AAK-së ka njoftuar se në këtë të enjte, më datë 20 korrik do të mbahet tryezë diskutimi me përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile.
“Do të mbahet tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave, këtë të enjte, më datë 20 korrik, në ora 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e GP të AAK-së.