0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

AAK, Mustafës: Merru me murin e Mitrovicës, lëre demarkacionin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është kundërpërgjigjur kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, pas shkrimit të tij të fundit në faqen e tij zyrtare në Facebook, në të cilin ai i ka quajtur gënjeshtarë kundërshtarët e matjes së Kosovës.
Nëpërmjet një letre publike në adresë të kryeministrit, sekretari i përgjithshëm i AAK’së, Blerim Kuqi, ka thënë se përgjegjës për mosmiratimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është vetëm Mustafa.
“Përpjekja e juaj që ta hedhni fajin dikund tjetër e të mos e pranoni dështimin në këtë temë, flet për dështimin dhe paranojën tuaj e jo për qëndrimin parimor e krejt pa interes të Opozitës, e cilia sipas jush paska dashur ta kallë Kosovën”, i ka shkruar Kuqi, Mustafës.
Kuqi e ka këshilluar Mustafën që ta lërë çështjen e demarkacionit, dhe të merret me një mur që po ndërtohet nga serbët në veri të Mitrovicës.
“Sot nuk është temë kufiri me Malin e Zi, pavarësisht përpjekjes suaj për ta rikthyer në orbitë, të cilin nuk e kanë votuar as deputetë të partisë suaj e lere më të tjerët, por një kufi tjetër, i cili po vendoset me mur në Mitrovicë. Nëse je Kryeministër merru me këtë temë dhe shembe atë mur, ose shko në shpi”, i ka shkruar Kuqi, Mustafës. /Express/
Letra e plotë e Kuqit drejtuar Mustafës:
I nderuari Kryeministër Mustafa,
Marrëveshja e juaj për Demarkacionin, e ka dështuar Demarkacionin me Malin e Zi, dhe faji është i juaj dhe vetëm i juaj. Përpjekja e juaj që ta hedhni fajin dikund tjetër e të mos e pranoni dështimin në këtë temë, flet për dështimin dhe paranojën tuaj e jo për qëndrimin parimor e krejt pa interes të Opozitës, e cilia sipas jush paska dashur ta kallë Kosovën.
Kjo temë kërkon qasje serioze e shtetërore, e cila po më duket është e pamundur që të bëhët, derisa ju të jeni kryeministër.
Sot nuk është temë kufiri me Malin e Zi, pavarësisht përpjekjes suaj për ta rikthyer në orbitë, të cilin nuk e kanë votuar as deputetë të partisë suaj e lere më të tjerët, por një kufi tjetër, i cili po vendoset me mur në Mitrovicë.
Nëse je Kryeministër merru me këtë temë dhe shembe atë mur, ose shko në shpi.
Ne nuk e kemi ndërmend të heqim dorë kurrë nga asnjë milimetër e territorit të Kosovës, pavarësisht paranojës suaj të dështimit.
Blerim Kuqi, Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img