AAK me nismë të re ligjore për familjet e të rënëve për liri dhe të plagosurve në luftë

97
Advertisement

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka njoftuar se do të iniciojnë një nismë ligjore për familjet e të rëndëve për liri dhe një pjese të të plagosurve dhe invalidëve të periudha të ndryshme kohore, cilat kanë mbetur të pa përfshirë nga trajtimi institucional e shtetëror.

Advertisement

Reshitaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se iu është bërë padrejtësi familjeve të rëndëve për liri, si dhe ndaj një pjesë të plagosurve dhe invalidëve të periudha të ndryshme kohore, krejt kjo si pasojë e mos përfshirjes së plotë në statusin për të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, viktimave civile, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe familjeve të këtyre.

Sipas saj, zgjidhja më e mirë për këto kategori të cilat kanë mbetur të pa përfshira nga trajtimi institucional të iniciojnë një nismë ligjore ku do të përfshihen të gjitha kategoritë në të gjitha periudhat e caktuara kohore, që lidhen drejtpërdrejt me statusin për të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, viktimave civile, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe familjeve të këtyre.

“Të iniciojnë një nismë ligjore ku do të përfshihen të gjitha kategoritë në të gjitha periudhat e caktuara kohore, që lidhen drejtpërdrejt me statusin për të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, viktimave civile, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe familjeve të këtyre. E gjithë kjo me qëllimin që mos të mbesin jashtë nga trajtimi nga shteti kategoritë nga vitet 1968 deri në vitin 99, duke përfshirë këtu edhe të rinjtë tanë të vrarë në armatën Jugosllave“, tha ajo, raporton KP.

Ajo foli edhe për kategorinë e invalidëve civil të luftës, duke thënë kërkuar të ndahet një fond për trajtimin e tyre.

PostAdssFotoja e reklamës