AAK mblidhet në Qeveri, publikohen temat që janë diskutuar

56
Advertisement

Anëtarë të AAK’së, në krye me shefin e grupit parlamentar të këtij subjekti Daut Haradinajn kanë vizituar sot në Qeveri zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri.

Advertisement

Përmes Facebook’ut, Haradinaj ka thënë se kanë pasur një takim pune me zëvendëskryeministrin.

Temat sipas tij ishin,  Buxheti për Ushtrinë; Çështja e qumështarëve; Rryma në bjeshkët e Belegut; Dhe poashtu ligji për rimëkëmbje ekonomike.

“Po shpresoj që bashkërisht do gjejmë zgjidhje të pranueshme për këto tema vitale të shoqërisë”, ka thënë ai.

PostAdssFotoja e reklamës