Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sërish i besoi Bali Muharremajt për të kandiduar edhe për një mandat për kryetar të Suharekës.
Pas zyrtarizimit të kandidimit të tij, Muharremaj u deklarua përmes një postimi në Facebook.
Muharremaj falënderoi qytetarët për përkrahje teksa tha se ata ishin udhërrëfyesi i tij.
“Mbase unë kryetari i thejshtë, i terenit, në borë e në shi, mu krijua me mbështetjen tuaj vizioni për të ardhmen se një kryetar komune u takon qytetarëve pa dallim”, u shpreh ai.
Muharremaj njoftoi se së shpejti del edhe me programin qeverisës për Suharekën.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Më duhet fillimisht të ju falenderoj për mbështetjen. Secilit pa dallim, në secilën kohë. Përkrahja juaj masive më 2017 më dha motiv për një dimenzion të ri të qeverisjes.
Shumica prej jush më keni dhënë këshilla të mira dhe ju falenderohem për këtë secilit veq e veq.
Qytetari ka qenë udhërrëfyesi im.
Ai ishte inspektori dhe këshilluesi im në secilën ditë. Duke ju takuar secilin prej jush çdo ditë, në 24 orë, në fshatra e në secilën lagje në qytet e kam kuptuar thelbin e një qeverisje të mirë, me punë të mira dhe me një zhvillim të shpejtë ekonomik.
Kuptova se qytetarët kishin nevojë, për parqe, ndriqim, rrugë, çerdhe, shëndetësi e cila i shërben me korrektësi kudo ku ata kanë nevojë, sheshe, nënstacione e shumëçka tjetër.
Në ditë të vështira të vërshimeve, ne bashkë ia dolëm ta rikthejmë situatën me rindërtime nga e para.
Me humanizëm ia shtrim dorën atyre që patën nevojë për shtëpi e ushqime.
Në Pandemi ishin bashkë në tejkalim të një situate e cila ba sfidoi në kohë.
Faleminderit z.Haradinaj për mbështetjen si kreyeminstër,
Faleminderit donatorëve,
Faleminderit bizneseve,
Faleminderit mërgimtarëve,
Faleminderit mbi të gjitha qytetarëve pa dallim.