Grupi parlamentar i AAK-së, do të mbajë sot një tryezë diskutimi që për temë ka situatën në arsim pas vendimit të fundit në lidhje me sigurimin e teksteve shkollore.
Sipas AAK-së, kjo tryezë diskutimi do të mbahet në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend.
Tryeza pritet të nisë nga ora 11:00 në ndërtesën e kuvendit, teksa ky nuk është takimi i parë i AAK-së për gjendjen në vend, pasi më herët ka organizuar tryezë diskutimi me mediat, shoqëritë civile e bizneset.