Site icon PrishtinaPress

AAK-ja nuk ndalet, vazhdojnë të punojnë rreth mocionit të mosbesimit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdon punën rreth mocionit të mos-besimit të iniciuar disa muaj më parë .

Kështu ka deklaruar deputeti i këtij subjekti politik Pal Lekaj.

Lekaj tha se po punojnë rreth mocionit.

“Po patjetër që po punojmë rreth mocionit” tha shkurt Lekaj për Gazeta Blic”

Pas tensioneve të muajve të fundit në veri të vendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës inicioni mocion mos-besimi ndaj Qeverisë Kurti.

Kryetari i AAK-së, Haradinaj, pati deklaruar se zgjidhja e vetme është nisja e mocionit për Qeverinë ngase kryeministri Kurti ka shkuar në ekstrem.

Ky mocion nuk gjeti përkrahje nga dy subjektet e tjera opozitare PDK dhe LDK, për ç’ka u kritikuan disa herë nga Haradinaj.

“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për Kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me ShBA dhe BE. Do të fillojmë diskutimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situata të krijuar. Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka bërë një plan të vetin, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën po ka nxit një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë”

Exit mobile version