1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

AAK-ja kundër mbylljes totale të vendit, thirrje Qeverisë të rishikoj masat antiCOVID-19

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj ka thënë se janë kundër mbylljes totale të vendit për arsye të menaxhimit të Pandemisë, COVID-19.

Reshitaj në një konferencë për media i ka bërë thirrje qeverisë që t’i rishikojë masat e parapara për mbyllje totale.

Ajo tha se Qeveria duhet të shfrytëzoj alternativat e mbrojtës së shëndetit publik duke ruajtur edhe ekonominë e vendit.

“Grupi parlamentar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i bën thirrje qeverisë që ti rishikojë masat e parapara për mbyllje totale. Të nderuar kolegë të Qeverisë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kundër mbylljes totale të vendit për arsye të menaxhimit të Pandemisë. Ne mendojmë që duhet të shfrytëzohen alternativat e mundësive të mbrojtës së shëndetit publik duke ruajtur edhe ekonominë e vendit e cila edhe ashtu është dëmtuar shumë”, ka thënë ajo.

Reshitaj po ashtu apeloi tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në respektim të masave institucionale.

“E kuptojmë drejt shqetësimin me rritje enorme të rasteve me COVID-19, por në të njëjtën kohë kërkojmë që të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për menaxhimin e situatës dhe të mos shkohet me mbyllje totale të vendit. Apelojmë tek të gjithë qytetarët e vendit për kujdes të shtuar në respektim të masave institucionale. Ideja për mbyllje totale duhet rishikuar. Një veprim i tillë do ta dëmtonte tej mase ekonominë e vendit tonë”, ka thënë ndër të tjera deputetja, Reshitaj.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të martën paralajmëroi se Kosova po shkon sërish drejt mbylljes totale, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Ai tha se i kupton shqetësimet e bizneseve, por se primare është “ruajtja e shëndetit publik”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img