1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

AAK-ja kërkon që të nisë dialogun për t’i kthyer serbët në institucione

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar rezolutën për situatën në Veri.

Haradinaj i ka prezantuar pikat e rezolutën.

“Qeveria Kurti të marrë vendim për shtyrjen e vendimit për targat deri në marrëveshje finale”, pika e parë.

“Institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet të fillojnë dialogun intensiv për t’u kthyer në institucionet e Kosovës”, është pika e dyte.

Pika e tretë e rezolutës është “Qeveria të nis me komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën”.

Rezoluta ka kërkuar që Shtetet Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialog deri në arritjen e një marrëveshjeje finale në mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka thënë se për pikën e parë ka lëvizje, poqë nuk është ai që do të duhej të ishte, pra shtyrja e vendimit sipas kërkesës amerikane.

Kreu i AAK-së i ka akuzuar të gjitha institucionet që situatën në Veri nuk e kanë trajtuar seriozisht në bazë të rrezikut që ka ekzistuar.

“Situata politike dhe e sigurisë në Kosovë është ndër më të rëndat në këto 23 vjet. Për fat të keq edhe veprimet e institucioneve nuk kanë qenë në përputhje me situatën e krijuar. Kryeministri i vendit në vend që të përfillë kërkesën e ndërkombëtarëve ka nisur implementimin e vendimit me faza për t’i dhënë mundësinë Serbisë që të shpallet si viktimë”, ka thënë Haradinaj./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img