Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka humbur fuqinë e tij elektorale.
Në një reagim ndaj deklarimit të kryeministristrit se ka frikë nga “zhdukja” e opozitës nëse vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, Tahiri ka thënë se Kurti “është duke u bërë humorist”.
Ai, në një deklarim për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të hënën, ka thënë se AAK-ja ende qëndron për zgjedhje të parakohshme.
“Ky nuk kujdeset për njerëz që i ka brenda partisë së tij, e lëre më me opozitën. Le të del, në qoftë se ia mban, në zgjedhje dhe e sheh çka ndodh me të. Ai e di shumë mirë se e ka humb fuqinë politike dhe elektorale e për këtë është duke u bërë humorist”, ka thënë Tahiri.