7.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

AAK i qëndron prapa Haradinajt, taksa nuk do të hiqet

Taksa prej 100% e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja, ka filluar të bëhet “mollë sherri” në mes partnerëve të koalicionit.

Kryeministri Haradinaj po vazhdon të këmbëngulë në vendimin e tij, duke thënë se taksa nuk do të hiqet pavarësisht presioneve të shumta.

Vendimit të kryeministrit Haradinaj për mos heqjen e taksës, parapa i qëndron edhe AAK-ja.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se taksa nuk do të hiqet, përderisa Serbia vazhdon politikën e saj agresive ndaj Kosovës.

“Z.Haradinaj ka ofruar një propozim për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë ku do të ishin garantues Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Taksa nuk hiqet përderisa Serbia edhe më tutje vazhdon me politikën dhe diplomacinë agresive kundër Kosovës”, ka deklaruar Isufi.

Kryeparlamentari Kadri Veseli dje pas takimit me ambasadorin amerikan propozoi që taksa për produktet serbe e boshnjake të pezullohet për 120 ditë dhe me kushte, si mirëbesim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për disa arsye.

Pas kësaj kërkese të Veselit, ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili shkroi se kryeministri Ramush Haradinaj po braktiset nga i pari i PDK-së, Kadri Veseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img