4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

AAK fillon hartimin e Programit Zgjedhor: Paga minimale 450 euro, në sektorin publik mbi 1000 euro

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka publikuar disa pika të prograimit zgjedhor të kësaj parti për Ekonomi dhe Siguri Sociale.

Sipas këtij programi, AAK-ja parashikon rritjen e pagës minimale prej 450 euro, ndërsa në sektorin publik është paraparë paga mbi 1 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

Sot grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028, diskutoi programin për Ekonominë dhe Sigurinë Sociale dhe miratoi këto qëndrime programore, disa prej të cilave janë me sa vijon:

1. Paga minimale 450 euro;

2. Paga mesatare në sektorin publik mbi 1000 euro;

3. Vlera nën pagën minimale nuk tatimohet;

4. Revitalizim i plotë i kapacitetve energjetike;

5. Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore;

6. Granti i katërt për Komuna, miratimi i Ligjit për Financat Lokale;

7. Burimet njerëzore – Subvencionimi i pagave të sektorëve deficitar;

8. Orari fleksibil në punë në sektorin publik;

9. Domain i veçantë i Kosovës – Pavarësia digjitale;

10. Zhvillimi i industrisë së Turizmit, duke përfshirë agroturizmin dhe turizmin shëndetësor;

11. Kosova nyje logjistike në Ballkanin Perëndimor;

12. Krijimi i klimës së sigurisë për investimet e huaja;

13. Dyfishim i buxhetit brenda mandatit qeverisës.

Në ditët në vijim do të identifikohen prioritetet programore të Aleancës në sektorë të ndryshëm, siç janë: Shëndetësia, Arsimi, Siguria, Bujqësia, Diaspora.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img