0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

AAK ende pa datë për tryezë, por ka një mesazh për Vetëvendosjen dhe LDK-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ende nuk ka vendosur datën se kur do të zhvillojë tryezën e radhës. Kështu, ata ende nuk u kanë dërguar as ftesat partive politike.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë për Indeksonline se ende nuk e kanë mbajtur takimin për t`i koordinuar pikat që do shtrohen për bisedim.

“Sipas marrëveshjeve që kemi pasur në tryezat e kaluara që grupet parlamentare të formojnë një trup të përbashkët për t`i koordinuar veprimet, tani do t`i fillojmë bisedimet me partitë tjera që t`i paraqesim edhe pikat të cilat duhet të shtrohen për biseda në tryeza, po ashtu do të vazhdojmë të komunikojmë meqë kemi të bëjmë me procese të rëndësishme për Kosovën. Në ditët në vijim do ta koordinojmë punën me partitë tjera. Ende nuk kemi pas takim, me rastin e ftesës që do të kemi me partitë tjera, do t`i koordinojmë veprimet dhe do të njoftoheni”, ka thënë ai.

Isufi ka komentuar edhe qëndrimin e Vetëvendosjes dhe LDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas tij, asnjëra nga partitë nuk janë të gatshme për zgjedhje, ndërsa thekson se Kosova ka çështje tjera më të rëndësishme për t`u marrë.

“Ne e kemi theksuar qëndrimin edhe në tryezat e kaluara për shkak se Kosova nuk ka komoditet të mbajë zgjedhje në këtë periudhë kur veç janë mbajtur zgjedhjet, Qeveria është duke funksionuar. Por, edhe partitë politike që po thirren në zgjedhje nuk janë të gatshme për shkak të situatës që kanë. Është e natyrshme që opozita të kërkojë zgjedhje por kemi tema më të rëndësishme që e presin Kosovën”, ka thënë Isufi për Indeksonline.

Ndryshe, deri më tani janë mbajtur tri tryeza, ku e para u thirr nga LDK, pastaj nga PDK dhe e fundit nga Vetëvendosje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img