1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

AAK e Nisma kthehen në Kuvend më 13 shtator

Ulëset e deputetëve të AAK-së dhe Nismës nga 13 shtatori më nuk do të jenë të zbrazëta. Pas rreth 7 muajve bojkot, përveç seancave solemne, deputetët e këtyre partive kanë vendosur t’i kthehen jetës institucionale.

Ata kanë theksuar se tash e tutje deputetët e dy partive opozitare do t’u kthehen punimeve, jo vetëm në seancat plenare, por edhe mbledhjeve të komisioneve parlamentare.
Pas procedimit të demarkacionit në Kuvend, të dy partitë opozitare thonë se nuk kanë më arsye për të vazhduar bojkotin.
“Nisma për Kosovën në vazhdimësi ka deklaruar se në momentin që marrëveshja për demarkacionin të vijë për shqyrtim ne do të kthehemi në Kuvend dhe ashtu kemi vepruar. Nga ajo ditë ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e punës së kuvendit”, ka thënë Valdete Bajrami, shefe e Grupit Parlamentar të Nismës.
E Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka treguar se kundërshtimi i tyre do të bëhet nëpërmjet votave, e jo gazit lotsjellës apo formave tjera që u përdorën më parë nga këto parti.
Te dy subjektet opozitare, që tashmë kanë lidhur koalicion mes vete, që nga inaugurimi i Hashim Thaçit si president i vendit, kishin vendosur bojkotimin e institucioneve të vendit, si shenjë pakënaqësie me koalicionin qeverisës, e sidomos nënshkrimin e dy marrëveshjeve, atë të Demarkacionit dhe Asociacionit.
Fillimisht pjesë e bojkotit të opozitës ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje, por ajo u kthye në Kuvend më 6 qershor, pasi kishin vlerësuar se duke qëndruar jashtë Kuvendit nuk po arrinin t’i kundërshtonin dy marrëveshjet, sipas tyre, të dëmshme për Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img